"Më dhunoi shefi i komisariatit të Divjakës" Vajza po filmonte live takimin elektoral te PS-se

Elsa Bita, një qytetarë nga Divjaka ndodhet në urgjencën e spitalit Lushnjë dhe ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit Divjakë.

Sipas saj, Altin Shehu, shefi i komisariatit e ka dhunuar sepse po filmonte një takim elektoral të PS ditën e sotme në Divjakë, kur sot i gjithë vendi është në heshtje zgjedhore

"S’po bëja asgjë. Thjesht po filmoja. Isha drejtëpërdrejtë dhe po bënim miting brenda në lokal. Njoftuan policinë. Erdhi shefi dhe më goditi vetë

 Më mori telefonin, më tërhiqte me forcë, më pas më shuku.."

Sipas kandidatit të PD-së takimi elektoral i PS-së po bëhej në një lokal dhe qytetarja po filmonte live takimin elektoral të Partisë Socialiste.

Kandidati i PD-së, Korreshi i bën thirrje SPAK të hetojë, ndërsa SHÇBA të arrestojë shefin e komisariatit që ka dhunuar qytetaren.

“Sot me urgjencë të arrestohet shefi i komisariatit. Ka kamera që e filmuan. Nëse nuk ndërhyni jeni bashkëpunëtorë dhe pjesë e krimit  jeni të lidhur kokë e këmbë me Erion Braçen," tha ai.

Elsa Bita ka qenë duke transmetuar live në Facebook në kohën kur po zhvillohej takimi.

"Kisha hyrë live në facebook dhe nuk e di kush i njoftoi. Erdhi një makinë, zbritën 4 veta, më shanë. Shefi i komisariatit vetë më qëlloi dhe më tha pse filmon, donte ta thyente. Po i thoshte të tjerëve që e shoqëronin të më merrnin të më çonin në komisariat, ata nuk po i bindeshin dhe erdhi u çua vetë pastaj," tha ajo.

"Më dhunoi shefi i komisariatit të Divjakës" Vajza po