Vrasja në Elbasan, Meta i kujton prokurorit Ajazi kandidaturën e vëllait për deputet të PS-së

Presidenti i Shqipërisë, zoti Ilir Meta në një konferencë për shtyp i ka drejtuar 5 pyetje të drejtpërdrejta prokurotit të Elbasanit, zotit Ajazi.

Pyetjet Meta, për Prokurorinë e Elbasanit i ka ngritur pasi ai bën përgjegjës SPAK dhe këtë prokurori për neglizhimin e një kallëzimi për krime zgjedhore të bërë nga Partia Demokratike për krime zgjedhore.

Kreu i shtetit e pyet zotin Ajazi se përse u vonua administrimi i materialit kallëzues të PD, dërguar për kompetencë nga SPAK. Po ashtu, Meta pyet se përse Gazmend Bardhi si përfaqësues i PD, u thirr për t’u paraqitur pesë ditë pas zgjedhjeve.

Zoti Meta i bën një pyetje të drejtpërdrejtë zotit Ajazi duke e pyetur a ndihet në konflikt interesi që vëllai i tij kandidon për deputet në listën e partisë në pushtet në qarkun e Elbasanit.

"1- Zoti prokuror i rrethit të Elbasanit  përse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të Partisë Demokratike dërguar për kompetencë prej SAPK-ut. Përse zoti Gazmend Bardhi është thirrut për t'u paraqitur vetëm në datën 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve?

2- Si mund të ndihmojnë këto veprime kaq të ngadalta hetimore me vetëdijë parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan?

3-Përse duhet që zoti Gazemnd Bardhi të paraqitet në datën 30 prill, dhe jo urgjentisht?

Përse duhet zoti Ajazi si drejtues i Propkurorisë Elbasan kjo vonesë kaq e madhe?

4- Pyetja konsiston e drejtpërdrejtë për ju: A kandidon për deputet në këto zgjedhje, si kandidat i partisë në pushtet vëllai juaj zoti Besjon Ajazi ? A ndiheni ju në përmbushjen e detyrës tuaj në konflikt të pastër interesi lidhur me këtë fakt? Dhe nëse po,  a keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni?

5- Zotërinj prokurorë tëElbasanit a ju vret ndërgjegjia që vetëm 1  ditë pas njoftimit tuaj për t'u paraqitur për sqarime nga kallëzuesit në datën 30 prill pas zgjedhjeve ndodhi përplasaj me armë në 21 prill në Elbasan?

Këto pyetje është me intereres të mbahen shënim edhe nga prokurori i përgjithshëm i Republikës, nga SPAK, nga Këshilli i Larët i Prokurorisë, nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nga Ambasadat e vende anëtare të BE që mezi presin të raportojnë të hënë suksesin e zgjedhjeve në Shqipëri ditën e hënë.  E vërteta mbi to duhet të zbardhet tani në orët në vijim, bile në minutat në vijim dhe jo më 30 prill kur keni lënë takimin me kallëzuesin zotin Gazmdnd Bardhi."