Celibashi garanton fshehtësinë e votës për këdo e kudo

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore nga KQZ në të gjitha KZAZ dhe sot që herët në mëngjes ka nisur shpërndarja e bazës materialë në çdo QV.

“Deri tani procesi ka ecur mirë dhe nuk është evidentuar asnjë parregullsi” informoi për gazetarët Ilirjan Celibashi.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votim duke nënvizuar se “KQZ ka marrë të gjitha masat që procesi zgjedhor të jetë i sigurtë dhe garancia e fshehtësisë së votës të jetë e plotë për këdo dhe kudo”