Zgjedhjet nën pandemi: Përjashtohen emigrantët e Greqisë dhe të infektuarit me Covid
Tre milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptar kanë të drejtë vote të dielën në 25 Prill. Brenda kësaj shifre përfshihen edhe emigrantët që jetojnë jashtë kufijve.
Si rrjedhojë këtë të drejtë, referuar edhe zgjedhjeve të shkuara pritet ta ushtrojnë rreth 50 përqind e listës, përafërsisht 1 milion e 700 mijë qytetarë. 5199 qendra votimi në 61 bashkitë e vendit do të qëndrojnë të hapura nga ora 7 e mëngjesit e deri në orën 19:00 të darkës.
Për herë të parë nuk do të kenë mundësi të votojnë emigrantët shqiptarë në Greqi, për shkak të karantinës dy javore që ka vendosu komisteti i ekspertëve teknik, e këtë fat do ta kenë edhe 23 mijë e 625 qytetarë të cilët janë aktiv të infektuar me covid-19.
Ndryshe nga vitet e fundit ky proces zgjedhor rezervon risi, duke nisur nga përdorimi i një fletë të vetme votimi por dhe mundësia e shprehjes së pëlqimit jo vetëm për partinë por edhe për kandidatin.
Meta: Nesër, provë zjarri!
24 Prill, 13:34
Gjithashtu pjesë e procesit është bërë edhe teknologjia, ku në 100 përqind të qendrave të votimit, do të ketë indentifikim elektronik nëpërmjet shenjave të gishtërinjve. Komsionet mbikqyrën oniline nëpërmjet kamerave të cilat janë të lidhura me sistemin qendrorë të zgjedhjeve.
Pikë e dobët në këtë proces zgjedhorë, do të vazhdojë të jetë ai i numërimit i cili parashikohet të zgjas disa dit i ndarë në dy faza. Faza e parë do ti kushtohet numërimit të votave për partitë e më pas do të numërohen votat e kandidatëve.

