Vlorë, shpërndahet naftë një ditë para zgjedhjeve

Pak orë para nisjes së procesit zgjedhor në Shqipëri, në Vlorë fermerët janë ftuar të marrin naftë pa akcizë në zbatim të një vendimi të disa muajve më parë të qeverisë.

Edhe pse vendimi është marrë kohë më parë, duket se qeveria ka vendosur  të shpërndajë naftën vetëm një ditë para zgjedhjeve.

 "Dje më morën në telefon kam marrë karburant toke," thotë një qytetar.

"Kam marrë 94 litra," thotë qytetari.

Fermerët shprehen qartë se janë të vetëdijshëm se kjo gjë po bëhet për fushatë elektorale.

"Për fushatë, nuk na thanë gjë a do marrim herë  tjetër. Aplikimin ka dy muaj që e  kemi bërë," thotë qytetari.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Fier.

Fermerët kanë marrë një thirrje të premten, ndërsa këtë të shtunë i janë drejtuar zyrave të posaçme për të tërhequr kuponin për naftë pa akcizë.

Eksperti i bujqësisë Ervin Resuli shprehet se kjo që po bëhet pak orë para zgjedhjeve është e jashtëligjshme.

Vlorë, shpërndahet naftë një ditë para zgjedhjeve

"Për hir të së vërtetës ne si ekspert duke marrë në konsideratë dhe eksperiencën tonë me skema të ndryshme të naftës. Pra dhënia apo disbrucimi i naftës për fermerët si duket është lënë këto ditë të fundit të votimeve pas ja u bëmë 24 ditë nga sot që skema është mbyllur."

Ndërkohë Partia Demorkatike e Vlorës nisur nga situata e krijuar ka depozituar një kallëzim penal në lidhje me ngjarjen.