Presidenti Meta thirrje demokratëve: Mos mbani para në xhep mund t'iu akuzojnë për blerje votash po ju kapën
Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë konferencës së jashtëzakonshme që zhvilloi paraditen e sotme me gazetarët u shpreh se i ka dërguar një letër zyrtare zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi tëcilët kanë një përgjegjësi historike ditën e nesërme.
Zoti Meta shprehet se i ka porositur që të izolojnë çdo rast provokimi sespe është e qartë se i kujt është interesi për të tensionuar.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje simpatizantëve të PD mos mbajnë lekë xhepi se nëse i kapin mudn t'i akuzojë për blerje votash.
"Unë i kam dërguar një letër zyrtare zoti Basha dhe zonjës Kryemadhi sepse ata kanë një përgjegjësi historike nesër që të jenë tepër të kujdesshëm. Të porosisin edhe simpatizanëtë e tyre të jenë të tillë, në mënyrë që çdo provokim që do kenë të izolohet sepse ne e shikojmë i kujt është interesi për të tensionuar dhe provokuar qytetarët.
Të gjithë të ruajnë qetësinë, do të jetë një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë. Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket.
Kjo është një letër zyrtare, gjithashtu i kam dërguar letër për Durrësin drejtorit të policisë së shtetit për dijeni dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë me të gjithë emrat që po kryejnë krime zgjedhore në Durrës.
U bëj thirrje të gjithë simpatizantëve dhe votuesve të opozitës të mos mbajnë asnjë lekë në xhep se do t'i ndalojnë dhe do t'i thonë të gjetëm lekë në xhep dhe donit të blinit vota.
Ndërsa për ata të Shkodrës e të Pukës që i kapi polici me kamera që blinin vota për palën tjetër, u mbyll dosja atje. Kështu që këto janë gjëra të vogla.
Tani përgjegjësia për çdo ngjarje që ndodh bie mbi komisionerët, prokurorët, policinë, është përgjegjësi historike. Nuk ka lojë këtu, kjo është provë zjarri për të gjithë.
Ne nesër duhet të shkëlqejmë para gjithë botës si popull paqësor, i emancipuar që e di se çfarë është demokracia. Vetëm një pjesëmarrje masive dhe imazh paqësor do të bëjë të mundur që miqtë tanë të mbyllin sytë se çfarë ka ndodhur deri tani dhe të thonë Shqipëria eci përpara për të çelur negociata se sidoqoftë ka një popull të mençur dhe europian ashtu siç e kemi popullin tonë, një popull shqiponjash”, tha Meta.
