Videoja që transmetoi live, vajza që denoncon për dhunën shefin e komisariatit të Divjakës
"Më qëlloi shefi i komisariatit vetë."
Kjo qytetare nga Divjaka e identifikuar si Elsa Bita denoncon se në këtë gjendje e ka bërë shefi i komisariatit të Divjakës, Altin Shehu.
"Më mori telefonin, e tërhoqi fort dhe shtrydhte kështu që ta thyente.Pastaj më kapi kështu dhe se di pastaj…"
E reja ka marrë goditje dhe fraktura në trup dhe ndodhet në spitalin e Lushnjes për trajtim mjekësor, nga ku bëri dhe denoncimin.
Ajo pretendon se shkak i dhunës nga zyrtari i policisë, Altin Shehu, është bërë fakti se ajo denoncoi një takim, sipas saj elektoral, të zyrtarëve të bashkisë Divjakë, të cilin po e transmetonte live në rrjetet sociale.
"Erdhi shefi i policisë, sepse unë hyra drejtëpërdrejtë dhe nuk po largohem që këtu. Nuk e di kush i njoftoi, erdhi një makinë dhe zbritën katër veta. Të tjerët më shanë gjatë kësaj kohe".
Kandidati i Partisë Demokratike Korreshi i bëri thirrje SPAK të hetojë ndërsa SHÇBA të arrestojë shefin e komisariatit.
"Janë të gjithë të PS dhe janë mbledhur në miting. Ja dhe dera u mbyll ngaqë po e shikojnë se unë po filmoj përjashta."
"Nëse SHÇBA nuk ngrihet sot në këmbë për të arrestuar shefin e komisariatit jeni të gjithë pjesë e krimit, të lidhur me drejtuesit politik, me Erjon Braçen kokë e këmbë të gjithë."
Në lidhje me dhunën me sfond politik në ditën e heshtjes zgjedhore reagoi ashpër edhe presidenti Ilir Meta.
Kreu i Shtetit ka bërë thirrje që SPAK që të hetojë dhunën ndaj Elsa Bitës, ndërsa i kërkoi policisë të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës ndaj aktivistes.
"Ndërkohë zoti Kokoneshi më thotë mua zhduku.Nuk zhdukem, jam në rrugë."
SHÇBA ndërkohë konfirmoi se ka nisur hetimet për shefin e komisariatit të Divjakës Altin Shehu mbi bazën e denoncimit të qytetares.
"Është e palejueshme Erjon Braçe, ke shkelur rregullat. Merr masa!"


