Denoncimi për dhunë i aktivistes së PD, SHÇBA nis hetimet për shefin e Komisariat të Divjakës
SHÇBA ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në Divjakë ku aktivistja e PD-së, Elsa Bita pretendon se është dhunuar nga shefi i komisariatit Altin Shehu.
Kjo e fundit ka denoncuar se Shehu e ka dhunuar duke i thyer krahun, pasi po filmonte një takim elektoral të PS në Divjakë. Aktivistja ndodhet në urgjencën e spitalit të Lushnjes.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaDrejtoria e Standardeve Profesionale.guar edhe Ministria e Mrojtes ku me anë të një deklarate inforon se ka filluar hetimi edhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Deklarata e plotë:
"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:
Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.
Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin."
