Kjo është situata e përditshme në Lagjen numër 5 në Durrës

Mbetjet mund të gjenden, të shpërndara, të hedhura në vende të papërshtatshme, dhe në çdo cep të lagjes nr 5 të Durrësit.

Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë, edhe për shkak të përhapjes së infeksioneve.

"Duket shumë shëmtuar kur kaloj, më vret sytë"
"Sëmundja është përkëmbë dhe nuk është normale të hidhen mbeturinat kështu."
"Normale nuk është por të gjitha rrugët e Durrësit janë me plehra."

Ata tregojnë se Bashkia e Drejtuar nga Emirjana Sako nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për këtë situatë, pavarësisht ankesës së tyre.

"Do vinë do e rregullojnë, po nuk kanë ardhur akoma. Asnjeri nuk ka ardhur. Qëkur kanë ikur banorët që i morën të gjitha plaçkat nuk ardhur më njeri. Duhet të vijë shtetit të marri masa."
"Askush nuk pyet dhe nuk e vret mendjen. Bashki ka por ja që nuk bëjnë gjë."

Banorët e lagjes numër 5 të qytetit bregdetar, thonë se kjo situatë është bërë e rrezikshme, ndaj apelojnë edhe një herë autoritetet që të ndërhyjnë për heqjen e mbetjeve nga lagjja.