Dibër/ Kandidati i PD-së dhe simpatizantët ndalojnë e kontrollojnë makinën e punonjëses së postës

Dibër/ Kandidati i PD-së dhe simpatizantët ndalojnë e
Foto arkive: Makina e ndaluar në Maqellarë ku ne kroskot kishte para, 22 prill 2021

Policia e Dibrës njofton se ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë ndaj një kandidati të PD-së dhe 4 simpatizantëve të PD-së të cilët akuzohen se kanë ndalur makinën ku udhëtonte punonjësja e Postës së Maqellarë.

“Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme,  në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M,  punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndarëse e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.”

 

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor  dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor, informon policia e Dibrës.

Mësohet se procedimi penal ka nisur ndaj një kandidati për deputet të PD-së, Luan Haka dhe ndaj 4 simpatizantëve të PD-së, Arben Strazimiri, Gjergj Muça, Behar Dema, Aranit Osmani

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale" Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik".