Plagosën sekretarin e PD-së brenda selisë blu në Kavajë, në pranga 3 autorët

Policia ka arrestuar 3 personat, të cilët morën pjesë në plagosjen e sekrtarin e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni, dy  ditë më parë në selinë blu në Kavajë.

Në pranga ka rënë Ndriçim Jonuzi me mbiemrin e ndryshuar Tahiri i njohur edhe më parë për precedentët e rëndë kriminalë, i akuzuar edhe për vrasje në Torino të Italisë, Markel Shtylla, shef i policisë bashkiake dhe Dorian Troplini, polic bashkiak.

Jonuzi akuzohet  për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Plagosja e rëndë me dashje", ndërsa Shtylla dhe Troplini akuzohen për veprën penale "Moskallëzim i krimit".

Lexo edhe: Videoja e plagosjes në zyrën e PD në Kavajë, i plagosuri mbahet nga krahët autori ikën me Range Rover të zi