Bakalli: Qeveria dështoi me votimin e diasporës, po vërtetohet thënia ministri e punëve të kota

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Nador Bakalli, nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë u shpreh se Shumë gjëra janë bërë nga diaspora vetë, nuk ka nevojë për ministri, e vetmja gjë e cila ishte e nevojshme ishte vota, gjë që sipas Bakallit rezultoi një dështim.

Bakalli: Janë mbi 150 vende të botës që e kanë të lejuar votimin e Diasporës. Kushtetuta e Kanadasë e ka të shkruar si kushtetuta jonë lidhur me votën. Ne nuk jemi një diasporë që jemi një diasporë që ka shumë vite që është larguar, por kemi lidhje të forta me vendin dhe ndihmojmë ekonominë dhe prodhimin e vendit.

Ministri Majko i ka hyrë kësaj pune dhe unë i ka rezistuar asaj shprehjes që është një ministri e punëve të kota, por të them të drejtën kjo shprehje sot e ka marrë një vërtetësie. Shumë gjëra janë bërë nga diaspora vetë, nuk ka nevojë për ministrin. Ylli polar i diasporës ishte vota dhe këtu u dështuar dhe këtë gjë nuk ke se si e justifikon.