Propaganda me vaksinat/ Dasho: 200 mijë doza ndikim 10% në imunitet, kemi nga 1-1.5 mln të infektuar në total

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik u shpreh se roli i vaksinës është rreth 10% duke marrë 200 mijë vaksinime të mirëqena.

Sipas Dashos, Lënia në rënie të lirë ka rolin kryesor të këtij imunizimi, i cili ka ardhur me rreth 9000 vdekje si kosto.

Dasho: Këtu është propaganda. Kemi një kryeministër, një ministër shëndetësia dhe një komitet ekspertësh që thonë se po shkohet drejt imunitetit të grupit sepse po bëhen vaksina. Roli i vaksinës është rreth 10% duke marrë 200 mijë vaksinime të mirëqena.

Vlerësimet e mia luhaten nga 1 milion deri nën 1.5 milionë të prekur deri më tani në vendin tonë që përkon me imunitetin e grupit. Vaksina nuk ka pothuajse rol fare. Lënia në rënie të lirë ka rolin kryesor të këtij imunizimi, i cili ka ardhur me rreth 9000 vdekje. Ne jemi i vetmi vend në botë mesa di unë që po e arrimë imunitetin e grupit me mungesë masash.