Haçkaj: PS nuk e ka mbajtur premtimin për votën e Diasporës, kërkojmë dorëheqjen e ministri Majko

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Florian Haçkaj, nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë u shpreh se vota e diasporës ka qenë një premtim qysh në vitin 2013 nga PS, po nuk është mbajtur deri më tani.

Haçkaj shtoi se për këtë arsye është kërkuar edhe dorëheqja e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko.

Haçkaj: Ne ishim duke e mbështetur qeverinë për shkak të procesit, por është totalisht një dështim i qeverisë vota e diasporës. Kjo gjë ka qenë premtuar qysh në mandatin e parë, u ripremtua në mandatin e dytë dhe ka marrë vendime pa fund pa opozitën, ndërsa tani e hedh fajin tek opozita.

Në tavolinën e KQZ-së ne ishim pjesë dhe pamë se ku çalonte puna. Një proces i tillë madhor nuk mund të lihet 6 muaj para zgjedhjeve dhe t'i lihet kjo patate e nxehtë KQZ-së. Prandaj në letrën tonë ne kemi kërkuar që të dorëhiqet edhe ministri Pandeli Majko. Ne jemi një popull që po shtohet përditë si një diasporë dhe nëse këto gjëra nuk bëhet ne kërkojmë dorëheqjen e ministrit.