Analistët: Ekonomia dhe varfëria janë shkaqet kryesore që shqiptarët kërkojnë azil jashtë

Pse është i lartë numri i azilkërkuesve shqiptarë ?

Në studion e emisionit “Tempora” po analizohen rezultatet e sondazhit të katërt të Antonio Notos e RTV Ora, Artan Hoxha mendon se ekonomia është arsyeja kryesore që shqiptarët largohen jashtë vendit.

Afrim Krasniqi: "Vendet e punës lidhen me ekonominë dhe standardin e jetesës, sepse kur flasim për vende pune nuk do të thotë që unë luftoj për  një vend pune, por do të thotë që unë dua një vend pune që përputhet me arsimin, me nevojat, me përgatitjen time dhe me pagesën financiare. Ky është problem i së shkuarës që ka pasur Shqipëria dhe e ka akoma. Arsyeja kryesore e migrimit nuk është thjesht një problem që del gjatë rrugës, por është perspektiva."

Artan Hoxha:"Janë një komb i tërë që pyetet dhe pyetjet perceptohen jo në mënyrë uniforme nga të gjithë. Hierarikia e shkaqeve, njëra është ekonomia. Është ky grup që ka të bëjë me çështjen e xhepit, pra është kjo arsyeja që njerëzit emigrojnë. Në radhë të dytë vijnë çështjet e drejtësisë dhe sigurisë. Është një bllok me tre gjëra atje, korrupsion, mungesë drejtësie, krim i organizuar. Shkaqet më kryesore janë ekonomia dhe çështjet e drejtësisë, po qenka dhe shëndetësia.


Te gjitha tabelat e sondazhit te katërt kombëtar, Noto & RTV Ora: Opozita thellon avantazhin përballë Ramës, PD rritje, PS rënie

Dritan Hila:" Përsa i përket çështjes së emigracionit, Shqipëria ka një zbrazje konstante të popullsisë që nga viti '91.

Kemi pasur një zbrazje të madhe që nga momenti që kemi qenë 3 milion e 200 mijë. Popullsia e Shqipërisë largohet me rritjen  natyrore të saj. Largohen rreth 45.000 mijë shqiptarë në vit. Mendoj që në fillim arsyeja e largimit ka qenë varfëria dhe vazhdon e mbetet, pro ka dhe një lloj padurimi nga shqiptarët që të arrijnë standardet e Evropës Perëndimore."

Aleksandër Çipa:" Dy janë arsyet madhore. Mungesa e vendeve të punës dhe standardi i jetesës."

https://youtu.be/C1dHwW7ouDw