Hoxha: Trashëgimia kulturore është masakruar, Durrësi si Elbasani nën ndikimin e bandave dhe tarafeve

Analisti, Artan Hoxha, duke analizuar gjetjet e sondazhit të Rtv Ora dhe Antonio Notos për Durrësin thotë se nuk mund të marrë në konsideratë votën e zgjedhësve socialistë se është ruajtur trashëgimia kulturore dhe arkeologjike atje kur është fakt që është masakruar.

Në të kundërt, për rindërtimin thotë se është më realist se diçka është bërë.

Sipas tij, Durrësi njësoj si Elbasani, por më me pak zhurmë është nën ndikimin e bandave dhe interesave të ndryshme por është optimist te progresi i PD.

Artan Hoxha: Kur shoh që 87% e votuesve socialistë thonë që në Durrës është mbrojtur, ruajtur dhe promovuar trashëgimia kulturore dhe  arkeologjike kur ne e dimë, është fakt, është masakruar, nuk kam si ta marr në konsideratë këtë opinion sepse këta përgjigjen kështu se ja do partia e zemrës.Nuk mund t'ja marr për konsideratë se paskan të drejtë dhe te rindërtimi që qenkan bërë nga 87 në 96% e socialistëve. Më shumë do të thoja që ndërsa në trashëgiminë kulturore kemi masakrim, në rindërtim diçka është bërë se ta pohojnë dhe ca demokratë dhe listë. Diçka është bërë dhe shumë mirë që është bërë se qeveria këtë detyrë ka. Përgjigjet e njerëzve janë tejet të politizuara dhe nuk mund ti marrim si fakte mbi të vërteta. Ndërsa te projeksioni i votës, Durrësi njësoj si Elbasani, ndoshta me më pak zhurmë, është po aq territor nën ndikimin e bandave të krimit dhe tarafeve nga më të ndryshmet. Atë qark është vështirë ta shkundësh se ka shumë vite, që në 2000 nën qeverisjen socialiste.Kjo po ndodh. Nga sondazhi i kaluar kemi një ngushtim të diferencës mes PD-PS. Ndoshta në sondazhin tjetër përmbyset. LSI ka një humbje lokale.

https://youtu.be/C1dHwW7ouDw