Krasniqi: Durrësi, dështimi më i madh i PS, PD nuk duhet të mjaftohet me barazim mandatesh
PD dhe PS ndajnë të njëjtin numër votash në Durrës, por analisti Afrim Krasniqi thotë se demokratët nuk duhet të mjaftohen me barazim mandatesh.
I ftuar në "Tempora", ai thotë se qyteti bregdetar është dështimi më i madh i PS dhe PD duhet të përfitojë nga kjo.
Krasniqi thotë se është i vetmi vend demokratik i botës që cakton kordinator zgjedhjesh të qarkut drejtorin e Entit të Energjisë Elektrike.
Afrim Krasniqi: Ky është një nga qarqet që pritej të kishte një lloj ndryshimi.Ka qenë një nga dështimet kryesore të PS, vetëm gjatë dy viteve të fundit kanë ndryshuar 3-4 kryetarë bashkie, ndërkohë që drejtuesi elektoral është në listën e zezë të DASH.Prandaj zoti Rama zgjodhi të shkojë vetë në Durrës. Kur flasim për qarkun vullneti i Durrësit gjithmonë penalizohet nga periferia që është ndikuar nga individët e fortë, ata që ne i quajmë grupe kriminale.Kruja që është terësisht një qytet jopluralist në aspektin e funksionimit, aty nuk ka lidhje me parti. Aty është vendosur një grup që ka marrë qytetin në dorë prej vitesh dhe vazhdojnë ta mbajnë.
Deputetët nuk flasin, janë të fortë dhe lideri i partisë i ka shumë për zemër.Pastaj është Shijaku që ka qenë gjithmonë beteja e skandaleve elektorale.Lista elektorale pritej të kishte një lloj ndarje dhe po ta shikojmë kur themi ka rënë LSI nga zgjedhjet e kaluara, ai që mori votat e LSI ka ndryshuar pozicion ka kaluar te PS, Lefteri.
Nuk ka humbur LSI bazën, është një nga qarqet që funksionon me individë. Ironia e fatit është se gara kryesore atje bëhet midis dy familjeve, një i majtë dhe një i djathtë. Është shumë e vështirë tani ti sqarosh elektoratit se ky është shpëtimi i Shqipërisë dhe ky është e keqja e Shqipërisë. Lista është problematike, është me shtabe problematike.
I vetmi vend demokratik i botës që cakton kordinator zgjedhjesh të qarkut drejtorin e Entit të Energjisë Elektrike. Që aty e kupton, si një babagjysh që ndan paratë. Si mund të vihet drejtori i Entit të Energjisë Elektrike për të drejtuar fushatën elektorale? PS është e kënaqur nëse del me mandate të barabarta. Opozita duhet të kërkojë më shumë se barazim mandatesh. Është dështimi më i madh i PS.
Nëse nuk arrin dot të thyesh dështimin më të madh çfarë pret në rang kombëtar?Durrësi ka një Universitet, ka rreth 18 mijë studentë, mbi 200 pedagogë dhe është interesante që ne nuk i shohim kurrë në fushatë elektorale. Të gjithë shkojnë dhe merren me atë të fortin në lagje dhe ata banorët. Duket se të gjithë palët ashtu e duan, thjesht ta kontrollojnë për veten e tyre.