"Unë vaksinoj, Luli infekton" Artan Hoxha: Ramës nuk po i ecën fushata, kundërshtari po i afrohet kërcënueshëm

Tabela e katërt e sondazhit Noto & RTV Ora (ne foto poshte) tregon se krahasuar me zgjedhjet e fundit, PS ka rënie me 2%, PD ka rritje me 10%, ndërsa LSI ka rënie me 6%.

Analisti Artan Hoxha I ftuar në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora e intepreton kështu këtë tabelë: "Të qënurit e PS-së konstante tregon se në këto dy javë kryeministrit nuk i ka ecur fare fushata. I është rritur kundërshtari, po I afrohet kërcënueshëm. Fushata e tij Unë vaksinoj, Luli infekton nuk ecën. Ndërkohë LSI mbahet”

Ne foto: Tabela 4 e sondazhit Noto & RTV Ora
https://youtu.be/C1dHwW7ouDw