Ankohen në media por shumica e durrsakëve janë të kënaqur me rindërtimin, më të zhgënjyerit demokratët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2021, 22:54
Edhe pse ishte qyteti më i goditur nga tërmeti dhe çdo ditë në ekranet e televizione ka ankesa për mënyrën si po ecën procesi i rindërtimit, sondazhi i Rtv Ora dhe Antonio Notos paraqitet një tjetër realitet në Durrës.
56% e durrsakëve mendojnë se ky proces ka ecur mirë dhe shumë mirë, ndërsa 36.1% thotë se ka funksionuar jo mirë dhe aspak mirë.Nuk e di janë përgjigjur 7.9%.
Të ndarë sipas ngjyrave partiake, votuesit socialist janë më të kënaqurit me 96.1%, demokratët më të zhgënjyerit me 71.1%, votuesit e LSI janë të ndarë pothuajse 50 me 50.
Interesant është fakti se më shumë se gjysma e të pavendosurve janë të kënaqur me procesin e rindërtimit, ndërsa ata që nuk votojnë jo.