Hila: 56 % e personave thonë se rindërtimi ka funksionuar mirë, opozita duhet të shqetësohet

Sondazhi i katërt kombëtar i Antonio Notos dhe Yldon Media Group i publikuar në Tempora nga Sonila Meço gazetari Dritan Hila komentoi orientimin e votës për Durrësin.

Sipas Hilës, fakti që 56 % e personave thonë që rindërtimi ka funksionuar mirë, tregon se opozita duhet të shqetësohet .

Hila shtoi se shifrat e orientimit të votës janë në një barazim mes PD-së dhe PS-së, ndërsa në raport me LSI-në pohoi se është skeptik.

Hila: Në momentin kur 56 % e personave thonë që rindërtimi ka funksionuar mirë, kuptohet që pritshmëria është që të jenë nga PS. Ky është një fakt që duhet ta shqetësojë opozitën sepse do të reflektohet në procesin e votimit. Prisja që në Durrës PD nuk do ta diskutonte fitoren, mirëpo fakti se si del çështja e rindërtimit e vë në diskutim këtë.

Shifrat e orientimit të votës ka një barazim mes PD-së dhe PS-së, ndërsa në raport me LSI-në do të isha pak skeptik. Këtu jemi duke folur për individë dhe individi më i fortë nga LSI-ja, z. Koka ka kaluar te PS-ja. Ndërkohë LSI ka një grua që nuk e di se sa do të jetë efektive dhe që nuk ka shumë lidhje me Durrësin. Më duket e vështirë që të arrijë një rezultat të lartë.

https://youtu.be/C1dHwW7ouDw