Endri Hasa: 68 punonjës po lënë punën me urdhër të ministres Balluku

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa me anë të një postimi në facebook ka deklaruar se 68  punonjësit e Albkontroll po lënë punën, për shkak të shkeljes së kontratës.

Sipas Hasës, kjo që po ndodh është përgjegjësi direkte e ministret Belinda Balluku.

Lexo edhe: Nga sot bllokohen fluturimet në Rinas, shkak greva e Albcontrol, Berisha: Ndrikull Gryksia pushoi 5 kontrollore

Postimi i plotë:

"Papërgjegjshmëria e Belinda Ballukut ka degraduar situatën me punonjësit e kontrollit ajror.

68 punonjësit po lënë punën, për shkak të shkeljes së kontratës nga Albkontrolli.

Me urdhër politik të Ballukut, sot situata në kullën e kontrollit nuk përmbush standardet dhe rrezikon sigurinë kombëtare.

Gjendja e krijuar është përgjegjësi direkte e Belinda Ballukut dhe bandës në pushtet. Nga njëra anë vjedhin edhe tek tenderat e ushqimit, nga ana tjetër nuk paguajnë për të garantuar standardet e sigurisë.

Politizimi i çdo sektori është rrezik për vendin. Këtë duhet ta ndryshojmë me votë për t’u lënë vend profesionistëve. Partia Demokratike do të vendosë standarte europiane edhe në Aviacionin Civil

Më 25 prill #shqiperiafiton"