Ruajtja e trashëgimisë kulturore e arkeologjisë në Durrës, 41.8% e shqiptarëve i japin notë negative Rilindjes

Lidhur me ruajtjen e trashëgimisë kulture dhe arkeologjike në qytetin e Durrësit nën qeverisjen e Rilindjes, qytetarët shprehen kryesisht se nuk është ruajtur.

Sipas të dhënave të sondazhit të Antonio Notos në emisionin Tempora në RTV Ora, 41.8% mendojnë se nuk është ruajtur mirë ose aspak mirë.

Nga ana tjetër, 39.5% e të anketuarve mendojnë se është ruajtur mirë ose shumë mirë.

Janë 18.7% të cilët janë shprehur se nuk e dinë lidhur me këtë çështje.

Të anketuarit që janë shprehur që nuk votojnë, kanë pohuar në 64.3% të tyre se është ruajtur jo mirë ose aspak mirë.