Gogo: Pavarësisht Kodit Zgjedhorit që kërkonte emra kandidatësh, u vendos që ata të ishin vetëm numra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2021, 23:28
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Premto Gogo, Kryetar i KRIIK pavarësisht se fryma e 5 qershorit dhe Kodit Zgjedhorit kërkonin që të ishin emrat e kandidatëve, u vendos që për ta të ishin vetëm numrat.
Premto Gogo: Shqiptarët do të shkojnë me këtë fletë votimi në 25 prill. Pavarësisht se fryma e 5 qershorit dhe Kodit Zgjedhorit kërkonin që të ishin emrat e kandidatëve, u vendos që për ta të ishin vetëm numra.
Sipas KAS dhe Kolegjit Zgjedhor, kjo është fleta më e thjeshtë për tu kuptuar nga votuesit. Për të votuar saktë duhet votuar numri i partisë dhe numri i kandidatit tuaj në këtë parti. Nëse votohet një parti, por një kandidat tjetër jashtë kësaj partie quhet e pavlefshme.
