Analisti Hoxha: 38.8 % pavarësisht se kë votojnë, mendojnë që zgjedhjet e ardhshme i fiton Partia Demokratike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2021, 22:13
Në çdo rast, pavarësisht nga preferencat dhe vota juaj, kush mendoni se do ët fitojë zgjedhjet e ardhshme politike në Shqipëri?
Në studion e emisionit “Tempora” po analizohen rezultatet e sondazhit të katërt të Antonio Notos e RTV Ora, dhe analisti Artan Hoxha mendon se zgjedhjet e ardhshme do t'i fitojë Partia Demokratike.
Artan Hoxha:" Unë e quaj këtë një pyetje të dobishme sepse mat në njëfarë mënyre pritshmëritë e njerëzve, por e kapërcen pyetjen për kë do votosh. Një pjesë e përgjigjeve tentojnë të jenë jo realiste. Mund të krijohet një diferencë për të parë se çfarë do të ndodhë. Unë shoh që ka një energjizim në PD dhe në elektoratin e saj. 38.8% e të anketuarve mendojë se PD fiton zgjedhjet."