Dasho tregon rastin e rrallë të çiftit të moshuar: Serologjiku zbuloi se e kaluan Covidin asimptomatik
Ai ka qenë një nga zërat kryesorë publik në lidhje me pandeminë e koronavirusit që kur kjo u shfaq në vendin tonë.
Erion Dasho, ekpert i shëndetit publik, kritik për mënyrën sesi është menaxhuar pandemia nga qeveria thotë se nuk është në dijeni nëse e ka kaluar apo jo Covid.
Në një intervistë për "Tempora" në Rtv Ora, Dasho thotë se mund ta ketë kaluar asimptomatik duke treguar edhe një rast mjaft të rrallë.
Erion Dasho: Deri tani me sa jam në dijeni jo, mund ta kem kaluar asimptomatik. Një rast shumë fatlum ka qenë para disa ditësh ku një mik i afërt më tregon analizat serologjike të dy prindërve 87 dhe 86 vjeç, të dy rezultuan me Covid të kaluar asimptomatik. Edhe unë uroj ta kem kaluar asimptomatik por duke qenë se jam mbrojtur shumë ka edhe mundësi që të mos e kem kaluar.