Sondazhi Rtv Ora&Noto: Papunësia, ekonomia dhe standardi i jetesës kanë rritur numrin e azilkërkuesve
Mungesa e vendeve të punës, situata ekonomike dhe standardi i ulët i jetesës janë tre faktorët kryesorë që kanë çuar në emigrim masiv të shqiptarëve.
Kështu i janë përgjigjur të anketuarit pyetjes në tabelën 2 të sondazhit (ne foto) të katërt kombëtar të Rtv Ora dhe Antonio Noto publikuar mbrëmjen e 6 prillit në emisionin 'Tempora" në RTV Ora.
Pyetja ishte: Pse është i lartë numri i azilkërkuesve shqiptarë?
Mungesa e vendeve të punës, situata ekonomike dhe standardi i ulët i jetesës janë renditur dhe si faktorët kryesorë edhe tek zgjedhësit e opozitës partive të tjera, të pavendosurit dhe ata që nuk votojnë fare.
Ndërsa elektorati i PS është pak më i ngurtë.

3 në 4 demokratë thonë se shkak është papunësia
Si i shpjegon Antonio Noto këto shifra?
Antonio Noto: "Ka një diferencë mes zgjedhësve socialistë dhe demokratikë. Tre nga katër zgjedhës të PD-së kanë njohur mungesën e vendeve të punës si shkak i rritjes së numrit të azilkërkuesve ndërsa ato të PS-së janë 1 në tre zgjedhës.
Edhe ekonomia pranohet si shkak nga 60.4 % e zgjedhësve të PD-së ndërsa 29.2 % nga zgjedhësit e PS
Është e qartë se kush zgjedh PS-në tenton ta minimizojë problemin ose të mos pranojë që këto janë shkaqet reale. Ata që votojnë PD e LSI-në tentojnë të përqëndrojnë tek arsyeja e ekonomisë"
Ky sondazh i ndihmon partitë politike për të artikuluar programin e tyre elektoral dhe ku duhen të adresohen më shumë, thotë Afrim Krasniqi.