"Zgjedhje sipas standardeve demokratike", Palmer pas takimeve: Shqiptarët të kenë besim për rezultatin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për një proces të drejtë zgjedhor dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë.
Mesazhi u përcoll nga zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarë shqiptarë pas bisedave të zhvilluara më herët me presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Basha.
"Mesazhi ynë ka qenë i qartë kandidatët të pastër dhe të besueshën. Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin. SHBA e përkushtuar të jetë partner i fortë për Shqipërinë. Jemi të përkushtuar për të ardhme euroatlantike të Shqipërisë" tha Palmer.
Zyrtari i lartë amerikan pati një komunikim virtual dhe me përfaqësuesit e drejtesisë së re.
"Reforma në drejtësi duhet të jetë prioritet për Shqipërinë, është bërë progres por ka ende punë për të bërë" u shpreh ai.
Palmer nënvizoi se mbetet shumë punë për të bërë edhe lidhur me lirinë e shtypit jo vetëm në Shqipëri por gjithë rajonin e Ballkanit.