Ju flet Moska- Çfarë mbetet pa u thënë nga çështja "Beketi"?
Humbja e gjyqit 110 milon euro me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Thuhen shumë gjëra për çështjen Beketi, është konfirmuar vendimi përfundimtar i Gjykatës së Arbitrazhit, e ka thënë Zëri i Amerikës. Ekzistenca e vendimit mund të konfirmohet lehtë duke parë faqen zyrtare të Gjykatës së Arbitrazhit. Kur Zëri i Amerikës fliste lundër Saliut u pëlqente, tani që po thotë gjëra të papëlqyeshme për ta fillojnë dhe shajnë dhe Elez Biberaj.
Por përgjegjësia këtu është e qartë që nga Erion Veliaj me ato sms që u përdorën si provë, duke përfshirë kryeministr Bashkim Finon i cili në Shqipërinë e trazirave të '97, në maj, nënshkruante VKM për ti dhënë koncesionin Beketit dhe Spartak Ngjela që ka qenë ministër Drejtësie në qeverinë Fino që duhet të verifikonte kontratat e koncesioneve. Po të verprojë BKH, që e ka në majë të gjuhës, do të shkonte dhe njëherë aty ku ishte në kohën e Enverit për llafe goje, por kësaj radhe për korrupsion.
Ka ende një mënyrë nëse duan ti shpëtojnë këto para. Thelbi pse kemi humbur çështjen është se prokuroria jonë kishte të drejtë në një gjë kur nisi hetimin ndaj Beketit, nuk tregonte dot burimin e parave me të cilin kishte bërë investimet e tij. Nuk e tregonte sepse kishte bërë një marrëveshje konfidenciale me Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar kur paditi bankën gjermane për ti marrë një dëmshpërblim për një marrëveshje të përbashkët që kishin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Nëse tregonte burimin humbte direkt paratë.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.