BOOM: Veliaj show me premtimet, zero punime e investime në rrugën “Abdyl Frashëri”
Premtimin e radhës Kryebashkiaku Erion Veliaj e dha për banoret që jetojnë në bllokun e banimit në rrugën "Abdyl Frashëri".
Në nëntor të vitit 2020, ai deklaroi se viti i ri do t’i gjente me nisjen e punimeve për rehabilitimin e kësaj zone.
Veliaj: Kam një lajm të mirë për çdo banor të njësisë 5, me të mbaruar këtë projekt zona e Abdyl Frashërit. Viti i ri do të na gjejë me fillimin e punimeve dhe besoj se do të dali shumë bukur. Do i hyhet me themel gjithë këtij blloku.
5 muaj pas këtij premtimi, emisioni “BOOM” beri një vëzhgim në terren për të parë se si po ecin punimet.
Ndërkohë banorët e kësaj zona shprehen se punimet akoma nuk kanë filluar dhe se
"Nuk kanë bërë gjë deri më tani. Kjo rrugë ka 20 vite kështu. Këtu nuk të lë policia bashkiake të parkosh, ku ta lënë makinën, te sheshi Skënderbej?"
"Ku do të bëhet kënd lojërash këtu se ka vetëm pallate? Nuk ka vend."
"Asnjë rrugë nuk kanë filluar punimet. Ne kemi probleme edhe me ujërat e zeza. As parkingje nuk ka."
"U prish rruga, u shtrua me çakull dhe na e lanë ashtu të thyejmë qafën."
"Rrugët janë sikur janë bërë për herë të parë. As parkingje nuk ka, shihen me sy."
"Rrugët janë të zëna nga makinat, nuk kemi të kalojmë ne si pleq."
Përpos mungesë së investimeve, banorët e zonës, sidomos fëmijët janë të rrezikuar edhe nga kabina elektrike që qëndron e hapur.



