Bregu i Lumit, premtimi i çdo fushate/Dështon nisma e Veliajt, lumi i Tiranës mes mbeturinave

Reabilitimi i Bregut të Lumit është premtimi i çdo kandidati në fushata elektorale. Sot pas 8 vitesh kandidatët e majtë vijojnë të premtojnë se Bregu i Lumit do marrë zhvillim. Banorët thonë se prej vitesh lumi ka aromë të keqe ndërsa, projekti i Bashkisë Tiranë duket se është shumë larg zbatimit.

Reabilitimi i Bregut të Lumit ka qenë premtimi i çdo kandidati në fushata elektorale.

Sot pas 8 vitesh kandidatët e majtë vijojnë të premtojnë se Bregu i Lumit do marrë zhvillim.

"Premtojnë t'ua marrin mendjen popullit dhe nuk po bëjnë asgjë. Kanë hallin të marrin votat."

"Për fushatë bëjnë, punë me u pa nuk kanë bërë."

"Premtime kanë 30 vjet, të shtypin me këmbë sa hipin. Të zhduket sa më shpejt, ta lërë dhe të ikë se nuk është për atë punë."

Ndryshe nga sa paraqitet në rrjete sociale, në realitet situata është ndryshe.

Në lumë gjen mbetje të ndryshme duke e kthyer fatkeqësisht lumin në një kanal të ujërave të zeza.

Lumi ka aromë të keqe në mjedis, ndërsa projekti i Bashkisë Tiranë duket se është shumë larg zbatimit.

Banorët thonë se prej vitesh situata vijon të jetë e njëjtë.

"Ky lumë ka 20 vjet që është kështu."

"Pastërti nuk ka ka."

"Ka mbeturina, derdhen ujerat e VC-ve".

Si pasojë e ndotjes, rrezikohet dhe eleminimi e shumëllojshmërisë së gjallesave ujore.

Në prill të 2016 ka qenë kryebashkiaku Veliaj, i cili është shpreh se ka përfunduar rreth 70 për qind të punimeve për realizimin e projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës, duke premtuar se punimet do të përfundonin në dimrin e 2016 por deri më sot premtimi ka mbetur vetëm një fjalim elektoral.