"Jo “tërmet - tërmet”, por “qamet - qamet" në Vlorë, LSI i përgjigjet Ramës e Gjiknurit
Kandidatja e LSI-së për qarkun e Vlorës, Anxhela Shenaj e quajti poshtëruese video telefonatën e kryeministrit Edi Rama me Damian Gjiknurin.
Shenaj e cila mban dhe postin e zëdhënëses së grupit të kandidateve të kesaj partie, duke iu përgjigjur sjelljes fyese të bisedes telefonike të Edi Ramës me Damian Gjiknurin theksoi se:
“Frika dhe dëshpërimi prej humbjes, po e shtyn tufën e kriminelëve të pushtetit të identifikuar me vjedhësin e votava Damian Gjiknuri nga marrëzia në marrëzi.
Me njē gjuhë rrugësh dhe fyese e poshtëruese për qytetarët vlonjatë, Edi Rama dhe Gjiknuri nën thirrjet “termet-termet” kujtojnë refrenin e vjedhjes së votave në Dibër, me shpresë se mund t’u japë zemër bandave të pushtetit!
Mirëpo harrojnë këta të mjerë se asnjë gjuhë e koduar sipas kodeve të komunikimit të mafies, nuk mund t’i trembë vlonjatët të vendosur ta shporrin ramëzinë dhe gjithë tufën e tij!
Jo “tërmet - tërmet”, por “qamet - qamet” do të jetë 25 prilli për rilindasit e krimit, të cilët nuk do të gjejnë vend ku të futen prej zemërimit dhe ndëshkimit popullor” u shpreh Shenaj në një deklaratë për median
Pas Dibrës, Rama i kërkon tërmet edhe në Vlorë/ Gjiknuri: Mezi po pres ta them dhe një herë…