Disa vaksina “diplomatike” apo të “dyshimta”, Palmer për vaksinën kineze: U takon shteteve të vendosin
Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, zhvilloi të martën një bisedë online me gazetarët në Tiranë me të cilët ndau opinionet e tij lidhur me çështje të rëndësishme si zgjedhjet e 25 prillit apo reforma në drejtësi.
Diplomati amerikan theksoi se zgjedhjet duhet të jenë transparente dhe të drejta ndërsa kandidatët duhet të ofrojnë besueshmëri për votuesit. Palmer deklaroi se Shqipëria ka bërë progres sa i përket zbatimit të reformës në drejtësi por tha se ende mbetet shumë punë për të bërë.
Më tepër angazhim ai tha se duhet edhe mbi lirinë e shtypit. Lidhur me pranimin e vaksinave anti-Covid nga Rusia dhe Kina, zyrtari amerikan u shpreh se takon qeverive të vendosin në raport me vaksinat që janë të aksesueshme dhe të nevojshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
Disa vaksina mund të jenë “diplomatike” apo të “dyshimta” tha ai teksa premtoi se SHBA do të mbështesë Shqipërinë të aksesojë vaksina përmes mekanizimit COVAX.