Lushnje/ Makina del nga rruga përfundon në kanal, humbin jetën dy elektriçistë

Dy të vdekur është  bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Aksidenti u shënua rreth orës 18:30 minuta në aksin Lushnje - Krutje.

Nga informacionet mjeti në të cilën udhëtonin viktimat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Përplasja ka qenë fatale për jetën e dy personave që udhëtonin në makinë.

Viktimat janë Ilir Shabani Mihal Jani të cilët po ktheheshin nga puna si elektriçiste.

"Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin "Gurrëz e vogël", automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes"informoi policia.