Ramën sikurse nuk e keni parë, xhiro mbi motorin e turistit në Kolonjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2021, 18:21
Në Kolonjë kryeministri Edi Rama është ndeshur edhe me një grup turistësh me motorë.
Kryeministri nuk ka nguruar që të hipë mbi njërin prej motorëve të tyre duke bërë një xhiro.
Pas xhiros, Rama ka vazhduar me takimet elektorale normalisht në qytetin e Kolonjës në shoqërinë e socialistëve.
Nga ky qytet Rama foli për investimet dhe për shzvillimin e turizmit, si dhe nuk harroi që të merret me kundërshtarët e tij politikë, për të cilët tha se po bëjnë fushatë duke infektuar.


