Lefter Maliqi: Uragani popull po vjen, në 25 prill sjellim ndryshimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2021, 20:30
Kandidati për deputet në listën e LSI-së në Berat, Lefter Maliqi me anë të një postimi në facebook shprehet se ndryshimi i madh do të vijë në 25 prill.
Sipas Maliqit Berati është më i motivuar se kurrë për t'i dhënë mijëra shuplaka keqqeverisjes 8 vjeçare.
"Uragani Popull po vjen... Rilindja ne kerkim te vrimave! Jemi te gjithe te bashkuar per te sjelle ndryshimin e madh me 25 Prill! Berati me i motivuar se kurre per ti dhene mijera shuplaka keqqeverisjes 8-vjeçare. Lodhja kaq e gjate nga qeveria e korruptuar, i eshte kthyer ne force per ta ndeshkuar keqazi me 25 Prill. 3 mandate per LSI-ne, fitore plebishitare per Opoziten e Bashkuar."