LSI takim në Njësinë 7, Kryemadhi: Trokitni çdo derë duhet votë për ndryshimin

LSI mbajti një takim elektoral në njësinë nr 7 në Tiranë, në fushën e Aviacionit, aty ku është themeluar dhe LSI-ja.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kërkoi angazhimin e të gjithë anëtarëve të LSI-së për të nxitur qytetarët të shkojnë të votojnë.

“Mos ndaloni asnjë ditë edhe 18 ditë na kanë ngelur. Trokitni çdo derë. Nxitini të shkojnë të votojnë. Vota juaj do të jetë jo votë kundër Edi Ramës por votë për fëmijët tuaj e ndryshimin” u tha Kryemadhi të pranishmëve në takim duke i ftuar të votojnë nr 6.

Ndër të tjera akuzoi qeverinë Rama dhe rilindjen se përdori strategjinë e varfërimit dhe largimit nga Shqipëria.

Rama e Rilindja përdorën strategjinë e varfërimit dhe largimit nga Shqipëria. Do të sjellni punëtorë që nuk kanë as sy as gojë e as të drejtë vote. Rama të mbajë premtimin që ka dhënë për 300 mijë vende pune e ulje çmimit të energjisë e më pas nëse do të sjellë hënën në tokë” u shpreh Kryemadhi.

Nga ana e tij kandidati për deputet, nënkryetari I LSI-së, Petrit Vasili nënvizoi se vota e 25 prillit është për ndryshim e ndëshkim.