Rama: Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit për turizëm, opozita vazhdon infektimin

Nga Kolonja, kryeministri Rama u shpreh se vendi ynë do të bëhet kampione e Ballkanit për turizëm.

Rama tha se po hapen njëkohësisht shumë porta në Shqipërinë dhe të çlirojmë potencialet e mëdha që  ka vendi ynë.

Kryeministri shtoi se opozita ka si qëllim vetëm të infektojë njerëzit dhe se programi i saj ëhstë vetëm një listë dëshirash.

Rama: Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit për turizëm. Do ta bëjmë që nga investimi i madh në portin e Durrësit, te porti i Sarandës, tek investimet në aeroporte, ai i Kukësit do të hapet për pak ditë, aeroporti i Vlorës për pak kohë do të fillojë nga puna dhe po finalizohet kontrata me kompaninë fituese, pastaj aeroportin e Sarandës. Po hapim njëkohësisht shumë porta në Shqipërinë dhe të çlirojmë potencialet e mëdha që  ka vendi ynë. Do të ndërtojmë dhe kompleksin e skive që të diversifikojmë ofertat e turizmit.

Ata të tjerët kanë si qëllim vetëm të mbledhin njerëz dhe të infektojnë. Kanë dalë rrugëve me demek program, që në fakt është meny dëshirash, ca do të dëgjosh ti, ata ta thonë. Prodhimi i qumështit do të ulet duke rritur prodhimin e djathit nëse të shesin "sapunin për djathë" dhe kush ta hajë le ta hajë, kjo është PD. Luli është vetëm dhëndri i buzëqeshur i nxjerrë përpara, Gjinua. Kumbarët e vërtetë Saliu dhe Iliri, Saliu ai që vazhdon dhe kall panik duke thënë mos u vaksinoni se vdesin njerëz dhe del dhe Gjinua e përsërit prapë se i thotë Saliu pse s'flet për këtë punë dhe del dhe ai e thotë mos u vaksinoni. Turp s'ka më turp të luash me jetën e njerëzve.