Xhaçka: Do t’i bëhem rrodhe Edi Ramës duke i kërkuar çdo ditë projekte e investime për Kolonjën
Ministrja e Jashtme dhe kandidatja për deputet e PS-së në Kolonjë, Olta Xhaçka u shpreh nga ky qytet ndërmori një angazhim para qytetarëve të Kolonjës.
Ajo tha se 4-vjeçarin e ardhshëm do t’i bëhet rrodhe Edi Ramës duke i kërkuar çdo ditë projekte dhe investime për Kolonjën.
Xhaçka: Ky është momenti i Kolonjës! Jam shumë i lumtur që kam Kryeministrin këtu pasi kemi nevojë për mbështetjen e tij për ta kthyer Kolonjën aty ku i takon. Unë do të ndërmarr një angazhim para jush, që do të bëjmë gjithçka për të bërë më të mirën në këtë vend. Njerëz kaq të mrekullueshëm nuk e meritojnë të jenë jashtë vëmendjes apo jashtë korridoreve të rëndësishme turistike. Në 4-vjeçarin e ardhshëm unë do t’i bëhem rrodhe Edi Ramës duke i kërkuar çdo ditë projekte dhe investime për Kolonjën. Unë kërkoj që edhe të mos më ndaheni mua pas 25 prillit.