Banorët në rrugën "Kol Kamsi" në Sauk të rrezikuar nga rrëshqitja e dherave: Bashkia nuk na ka dhënë zgjidhje

Prej datës 8 shkurt  rrëshqitja e dherave ka bllokuar një pjesë të rrugës "Kol Kamsi" në Sauk .

Të gjendur në këto kushte banorët kanë vendosur disa gurë që kjo rrugë të jetë e kalueshme për këmbësorët.

"Nuk kalojmë dot, nuk na vjen makina te shtëpia," thotë banori.

Të gjitha automjetet qe përdorin këtë aks, u duhet te devijojnë për shkak të bllokimit

"Automjetet rrotull nga ajo rruga e keqe që është atje," thotë banorja.

Të indinjuar banorët aty thonë se kanë lajmëruar bashkinë e cila pasi ka shkuar në zonë për të parë gjendjen nuk ka marrë asnjë masë.

"Jemi ankuar në bashki. Asgjë, kanë vënë një shirit atje edhe thonë mos kalo që të shkosh te shtëpia jote," shprehet banori.

Ata shpresojnë që të përfitojnë diçka në prag zgjedhjesh.

"Paguajmë gjithë ato taksa dhe asnjë investim. As për ujërat e zeza, as të bardha, as rrugë për makina, asgjë. Po ngeli për pas zgjedhjeve kjo s'bëhet më," thotë banori.

Me bllokimi e rrugës kanë mbetur te izoluar më shumë se 40 familje .