Gashi: Rama si mbreti diell, del para ministres së Shëndetësisë dhe ekspertëve për pandeminë

Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Shpend Gashi u shpreh se Rama është si mbreti diell dhe i prirur vetëm kundrejt sulmit ndaj kundërshtarit në këtë fushatë.

Gashi: Rama është si mbreti diell dhe i prirur vetëm kundrejt sulmit ndaj kundërshtarit. Këtë e sheh edhe te procesi i vaksinimit që është një proces i detyruar dhe që nuk është një gjë e veçantë që na ka ardhur, por është detyrë e shteti. Rama del para ministres së Shëndetësisë dhe ekspertëve.

Rama shkoi edhe në SHBA për të diskutuar me CEO-ne Pfizerit për vaksinat. Në një situatë të tillë duhet të ketë një grup ekspertësh mjekësor, sepse një politikë e mirë demokratike duhet të funksionojë kështu. Ekspertët duhet ta kishin kë të fjalë dhe jo liderat politikë.