Rruga pa trotuar në Tiranë, banorët: Ndihemi të rrezikuar, më shumë për fëmijët
Shumë rrugë në kryeqytet janë ndërtuar pa një projekt të posaçëm për kalimin e këmbësorëve. Në një segment të tillë në zonën e Tufinës banorët thonë se që kur është shtruar në 2016 askush nuk ka ndërhyrë për ta pajisur me trotuare, dhe ata ecin me frikë nga automjetet.
Kjo është rruga "Shefqet Kuka" në zonën pranë ish-Kinostudios.
Siç mund ta shihni në video, ka në të dy anët e saj ka vetëm 10 cm trotuar.
Një banor, i cili kalon në këtë trotuar, një këmbë e ka mbi të ndërsa një tjetër rrezikon t'ja marrë makina.
Pavarësisht se është shtruar në vitin 2016, në këtë aks ka mungesë të trotuarve të mirëfilltë.
Hapësira mes shtëpive dhe rrugës është inekzistente, duke e bërë edhe më të rreziksheme kalimin aty.
Banorët thonë se që kur është shtruar, askush nuk është interesuar për trotuarin.
"Shumë të rrezikuar, ne dhe kalamajtë. Shumë keq është. Tani që kanë ardhur votimet, jo ta bëjmë, jo ta bëjmë. Atje është gropa-gropa, edhe për votime nuk po bëjnë gjë."
Ka nga ata që duan të japin diçka nga vetja e tyre për t’i dhënë një zgjidhje kësaj problematike.
"Trotuari është problematik, edhe unë futem një metër larg vetëm të bëjnë trotuarin."