Shameti: PD fushatë më njerëzore, PS po mitizon Ramën si fuqi supreme që gjen vaksina dhe strehim
Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Sokol Shameti u shpreh se pushtetit i intereson një simbolikë me numra në zgjedhje sepse e ka përqendruar fushatën në vetëm një fuqi supreme të Ramës.
Shameti: Për pushtetit i intereson një simbolifikimi ose dehumanizimi i zgjedhjeve dhe kjo duket nga mënyra se si bëhet fushata. PD-ja po shkon drejt një humanizmi të liderit të saj, që është një njeri i thjeshtë dhe që gatuan.
Nga ana tjetër, lideri i palës tjetër duket si kur po mitizohet. Është një fuqi supreme që garanton vaksina dhe ofron strehim. Pra është një gjë e pakapshme si një zot dhe zoti në Bibël simbolizohet nga numrat. Kjo është në frymën e asaj që po bën PS, sepse nuk është e interesuar që të ketë emra sepse identifikohet individualisht.