Koka: Disa parti të vogla kanë qendrime të afërta me Ramën, për të mos thënë se kanë marrë edhe para
Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se parti të vogla si ajo e Topallit kanë shfaqur në KQZ qëndrime të ngjashme me PS dhe aludoi për para të dhëna nga Ramës kundrejt këtyre forcave.
Koka: Rama ka problematika me listën në Elbasan dhe sigurisht që me një listë të tillë më mirë të shkojnë dhe të votojnë duke mbyllur hundët. Me qëndrimin e PS-së bashkohet edhe një forcë politike e re që ka nevojë t'i reklamojë kandidatët e rinj, që është partia e Topallit.
Në KQZ qëndrimi i PS-së dhe i partisë së Topallit ishte i njëjtë. Në vend që kjo forcë politike të mëtojë nga ana e opozitës. Kjo ngre dyshime që këto forca politike që do të rrëzojnë Bashën e dhe do të vendosin status quo-n e re të PD-së, i shohim që më shumë afrohen me qëndrimet e Edi Ramës, për të mos thënë akuzat se këto forca marrin para nga Edi Rama.