Kërkon fletë votimi me numra, PS ankimon vendimin e Celibashit

Ashtu siç paralajmëroi, Partia Socialiste ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e  komisionerit shtetëror, Ilirjan Celibashi, për fletën e votimit.

Partia Socialiste kërkon vendosjen e numrit të kandidatëve në fletë dhe jo emrat e tyre.

Lexo edhe-Ja fleta e votimit e 25 prillit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot fletën e votimit me emrat e plotë të listës së kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi tregoi pamjen që do të ketë fleta e votimit, e cila do të përmbajë emrin dhe logon e partisë, ndërsa poshtë këtyre elementëve do të renditen kandidatët me numra dhe emra.