Mos u merrni me Tinkën e Robertin merruni me Ramën, Gishton që të shkel me këmbë
Pjesë nga biseda në studion e RTV Ora e Enkel Demit me Beti Njumën mbrëmjen e sotme në RTV Ora. Enkel Demi iu përgjigj pyetjes: A ia vlen rrebeshi i fyerjes për artistët të cilët Rama po i përdor për fushatë.
"Më vjen keq për ata, e për shumë personalitete që përfshihen. Unë them nuk keni pse ta keni me ta.
Nuk mund ti kërkojmë të gjithëve të jenë heronj pas Luftës së Dytë Botërore por të merremi me atë që i blen. Ai është i yshtur nga djalli dhe prandaj po i blen dhe po përdor jetën për të blerë kapital politik.
Nuk ka mundësi në asnjë vend të botës të dalë në fushatë elektorale dhe nga mëngjesi në darkë të thotë po të mos jem unë nuk ka vaksina. A thua se ky i shpik vaksinat bashkë me Endri Fugën, i bëjnë bashkë dhe na i shpërndajnë në mëngjes.
Nuk mund ta bëjë dot këtë gjë. Kjo tregon përmasën e tij antinjerëzore. Ky njeri nuk ka lidhje me njeriun normal. Ky njeriu nuk ka kredo, nuk beson.
Ky të shkel me këmbë. Ata personalitete që i ka futur nëpër spote elektorale i ka shkelur me këmbë dhe i ka marrë fytyrën në pleqëri. Nuk mund të përdorësh një 90 vjeçar. Është ky që ysht këta e bën Pazar me jetën.
Prandaj nëse doni të merreni me ta, merruni me Edi Ramën, me Gishton, me këtë që u nxjerr gishtin dynjasë. Merruni me Edi Ramën, jo me Tinka Kurtin apo Robert Ndrenikën. Merruni me Gishton. Gishtoja të merret edhe mundësisht më 25 prill të marrë gishtin të fusë në gojë dheta thithë.