Maliqi: S'ka rëndësi si do të jetë fleta e votimit, në 25 prill Rilindja nuk i shpëton gjyqit popullor

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi shkruan ne Facebook se sido që të jetë fleta e votimit, Rilindja nuk i shpëton gjyqit në 25 prill.

Sipas Maliqit, LSI ka ndezur zjarrin e fitores së madhe me 3 mandate në Berat dhe Opozita e Bashkuar do t'i japë shqiptarëve ndryshimin që meritojnë.

Maliqi: Si vertikal, si horizontal, si me numër, si pa emër fleta e votimit, Rilindja nuk i shpëton dot gjyqit te Popullit shqiptar me 25 Prill. Jemi te gjithë bashke për te marre ne dore fatet e vendit qe e plaçkiti Rilindja ne 8 vite. LSI ndez zjarrin e fitores se madhe me 3 mandate ne Berat dhe Opozita e Bashkuar behet gati për t'i dhënë shqiptareve ndryshimin qe meritojnë.