Kaso: Kishte një ngjashmëri në logo mes Bindjes Demokratike dhe PD-së, por u zgjidh me konsensus

Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, juristi i PD-së Ivi Kaso u shpreh se kishte një ngjashmëri mes siglës së PD-së dhe Bindjes Demokratike, por është zgjidhur duke e ndryshuar stemën Bindja Demokratike.

Kaso: Sigla e partisë Bindja Demokratike kishte një ngjashmëri shumë të madhe me Partinë Demokratike. Kështu Kodi Zgjedhor parashikon kur këto emblema janë shumë të ngjashme dhe shkaktojnë ngatërresa, njëri nga subjektet duhet të dalë me një tjetër emblemë.

Këtu llogaritet edhe vjetërsia e partive. Këta faktorë shkonin në favor të PD-së që është një parti më e vjetër, edhe pse e ka stilizuar disi logon e saj, por që ka shumë palë zgjedhjesh që përdore. Bindja Demokratike e ka zgjidhur në mënyrë konsensuale këtë gjë, për efekte zgjedhore, sepse nuk ka efekt për regjistrimin e saj në gjykatë.

https://youtu.be/PDdLLM7k48E