Çipa: Lista me emrat e kandidatëve në fletë më e mirë, identifikohen ata që do të votosh

Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se në raport me listën e votimit, preferon modelin ku janë emrat e kandidatëve për t'i votuar e identifikuar.

Çipa: Për mua është më mirë që kandidatët të jenë të identifikuar me emrat. Mendoj se komisioneri ka bërë një zgjedhje të maturuar në rastin e fletës së votimit, sepse unë mbroj idenë e identifikimit të kandidatit që voton.

Për këtë çështja mesa shoh ka ende debat. Nga ana e PS-së është bërë me dije se do të ankimohet ky model flete. PS pohon se kjo listë me emra do të dalë e gjatë dhe e vështirë për tu konsultuar. Palët po krenohen që e ndryshuar ligjin zgjedhor për të mos pasur një garë vetëm me logo, por edhe me kandidatë për të ndryshuar përfaqësimin në Kuvend.