Kaso: Fleta e votimit me emra që të votohen kandidatët, ne kërkuam një model si në vitin 2013
Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, juristi i PD-së Ivi Kaso u shpreh se fleta e re e votimit është një fletë e mirë që përmban emrat e kandidatëve dhe jo me numra, sepse ata duhet të identifikohen.
Kaso: E mira nuk ka fund, por në kohën që kishin në dispozicion dhe duke marrë disa sensibilitet mbas ndryshimit të kodit dhe Kushtetutës nga mazhoranca, për t'i dhënë mundësi votuesit që të votojë kandidatët që preferonin, nuk mund të katandisnim këtë tentativë demokracia pas fjalëkryqeve.
Kodi e thotë se kandidatët votohen dhe ata identifikohen me emra kudo dhe jo numrave. Vendimmarrja e Komisionerit është e mirë që të realizohet një fletë që të përmbante edhe emrat. Por kjo na ka lënë edhe ne të pakënaqur sepse është votuar për një fletë tjetër e ngjashme me atë të vitit 2013.