Topallaj: E kemi çuar listën e BD-së dhe logon para 2 javësh, por vetëm tani e vu re PD-ja ngjashmërinë
Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidati për deputet i Rilindjes Demokratike Fabian Topallaj u shpreh se edhe pse ishte depozituar 2 javë më parë logoja dhe lista e kandidatëve e Bindjes Demokratike në KQZ, PD vetëm sot e vuri re që ka një ngjashmëri mes logove.
Topallaj: Ne e kemi depozituar 2 javë më parë listën tonë të kandidatëve dhe stemën e partisë tonë, por vetëm sot PD-ja është ankuar për logon tonë. Ka dy javë që bëhen prova për fletën e votimit, por vetëm pas kaq kohësh është kuptuar kjo ngjashmëri.
Ne kemi pranuar që ta ristilizojmë logon dhe nuk duam që të ngjajmë me PD-në dhe të zvarrisim procesin zgjedhore. Ligji përcakton se kur komisioneri sheh se dy parti kanë ngjashmëri mes tyre në logo, i kërkon njërës palë që ta ndryshojë logon.